Aktualitet

Qeveria merr vendimin/ Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj

Shkruar nga Liberale

Qeveria merr vendimin/ Shtyhet afati i vlefshmërisë për

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka marrë vendimin për shtyrjen e afatit për dokumentet e identitetit që u ka skaduar ose u përfundon më 11 maj, shtetasit me vendbanim brenda territorit të Shqipërisë.

Vendim u mor pasi rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj, dokumente që janë domosdoshme për të votuar.

Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike shtyhet deri në datën 31 maj 2025.

"Miratimi i akteve normative merret me qëllim garantimin e të drejtës kushtetuese së të gjithë shtetasve për të votuar pa pengesa, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 – shtyhet deri në datën 31 maj 2025.

Së fundmi, subjekte politike i kanë kërkuar KQZ, Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave, shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara."- tha ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
    40%
  • Jo!
    60%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH