Aktualitet

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, arrest me burg për 56-vjeçarin Shpëtim Osma

Shkruar nga Liberale

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, arrest me burg për

Arrest me burg vendos Gjykata e Durrësit për 56-vjeçarin Shpëtim Osma, i cili pak ditë më parë plagosi fqinjët në Gos të Rrogozhinës.

Përpara togave të zeza 56-vjeçari nuk ka shfaqur shenja pendese, sipas tij ai pretendon se është provokuar dhe është ndjere i ofenduar nga bashkëshortët Disha.

Sipas deklarimeve, çifti Disha e shfrytëzonte këtë ambient për të mbajtur bagëtitë, ndërsa shtëpia në fjalë është në pronësi të Bujarit, vëllait të Sami Dishës, i cili jeton në Greqi.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata vendosi të lërë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg, duke e konsideruar 56-vjeçarin një rrezik për shoqërinë dhe për vijimin e hetimeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH