
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Gjirokastrës, ku një automjet është përfshirë nga flakët, ndërsa fatmirësisht pasagjerët që udhëtonin me të kanë shpëtuar pa pësuar dëme.
Në orën 09:10, Shërbimi Zjarrfikës ka marrë njoftimin për zjarri në një automjet që po lëvizte në rrugën e brendshme të lagjes “Dunavat”.
Duke vepruar menjëherë, një automjet zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe grupi i efektivëve ka filluar menjëherë ndërhyrjen. Sipas informacioneve, pasagjerët kanë mundur të dalin nga automjeti në kohë dhe kanë shpëtuar pa pësuar asnjë dëmtim.
Zjarrfikësit kanë hedhur ujë për të izoluara zjarri dhe kanë arritur ta shuajnë atë plotësisht, duke evituar përhapjen e tij në zona të tjera. Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale në automjet, ndërsa asnjë person nuk ka pësuar lëndime.