Aktualitet

Nuk ndryshon masa e sigurisë! Apeli i Posaçëm lë në burg Safet Bajrin

Shkruar nga Liberale

Nuk ndryshon masa e sigurisë! Apeli i Posaçëm lë në

Apeli i Posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën e “arrestit në burg”, për Safet e Behar Bajrin si dhe Astmer Bilalin të arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licin.

Safet Bajri dhe bashkëpunëtorë të tij u arrestuan në vitin 2018 për akuza të lidhura me krimin e organizuar, por dosja u shfry më pas në gjykatë dhe ai qëndroi në burg vetëm për një kohë të shkurtër.

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, akuzohen për tre vepra penale. Në njoftimin e SPAK thuhet se tre personat dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të tre personat kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici i afërm i Ibrahim Licit në Shkodër më 10 gusht 2018.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH