Aktualitet

Në kërkim nga Italia/ Kapet egjiptiani në Durrës, pritet ekstradimi

Shkruar nga Liberale

Në kërkim nga Italia/ Kapet egjiptiani në Durrës, pritet

Një 49-vjeçar egjiptian është kapur në Durrës për llogari të Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 36”.

Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH