Aktualitet

Funerali i Papa Françeskut, ja kush janë AUTORITETET që përfaqësojnë Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Funerali i Papa Françeskut, ja kush janë AUTORITETET që

Udhëheqësit politikë dhe fetarë, së bashku me mijëra pelegrinë, janë mbledhur në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën Françeskut. Gjithsej 130 delegacione duke përfshirë 55 krerë shtetesh, 14 krerë qeverish dhe 12 monarkë do të jenë të pranishëm.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman në largim Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë ndër udhëheqësit kryesorë evropianë që marrin pjesë.

Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu i pranishëm dhe po ashtu edhe ish-Presidenti Joe Biden.

Princi William i Britanisë është gjithashtu i pranishëm, sikurse edhe Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës.

Nga Shqipëria janë të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, Ministri Igli Hasani, ambasadorja Majlinda Frangaj dhe Ministrja Adea Pirdeni.

Udhëheqësit botërorë do të ulen sipas rendit alfabetik frëngjisht sipas emrit të vendit të tyre. Përjashtime nga kjo do të jenë presidenti argjentinas Javier Milei dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni të cilët kanë hapësirat e tyre të veçanta për shkak të kombësisë së tyre.

Përveç një vargu udhëheqësish botërorë dhe fetarë, janë edhe rreth 200 mijë njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa Françesku, papa i parë i Amerikës Latine dhe udhëheqësi i rreth 1.4 miliardë katolikëve, vdiq në moshën 88-vjeçare më 21 prill, të hënën e Pashkëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH