Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, katër persona të lënduar nē Fier

Shkruar nga Liberale
Shpërthen bombola e gazit, katër persona të lënduar nē Fier

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi në qytetin e Fierit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”.

Policia njofton se në banesën e shtetasit E. H., ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për mjekim pronari i banesës.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombula ka pasur një shpërthim të dytë dhe për pasojë janë dëmtuar 2 punonjës të policisë, shtetasi Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH