Policia ka vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili akuzohet se ndihmoi të arratisej autorin e dhunimit të punonjëses së OSHEE, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (25 prill) në rrugën “Artan Lenja”.
Raportohet se i riu Luan Murati, banues në Tiranë, në bashkëpunim me 30-vjeçarin Jurgen Stafa (i arrestuar mbrëmjen e djeshme), kanë larguar autorin nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë dhunuesi i dyshuar i punonjëses së OSHEE-së, ndodhet ende në arrati.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësja e OSHEE-së. Identifikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes. Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.
Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e OSHEE-s, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.