Aktualitet

Merr flakë autobusi i linjës Tiranë-Priskë

Shkruar nga Liberale

Merr flakë autobusi i linjës Tiranë-Priskë
Një autobus i linjës Tiranë-Priskë mori flakë këtë të shtunë, pas një shkëndije në pjesën e motorit, duke shkaktuar panik si për pasagjerët ashtu edhe për udhëtarët në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë ndërsa fatmirësisht, pasagjerët që po udhëtonin në këtë autobusi nga flakët kanë mundur të dalin në kohë, dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Zjarri i rënë në autobus ka shkaktuar tym të dendur që ka mbuluar zonën.

Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim, ndërkohë që po analizohet mundësia e një defekti mekanik në autobus.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH