Aktualitet

Hodhi Gjestin përtokë me shuplakë, policia çon në shtëpi Jozefin Markun

Shkruar nga Liberale
Hodhi Gjestin përtokë me shuplakë, policia çon në

Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar pas arrestimit të Jozefin Markut, ish-banor në Big Brother Vip i cili goditi Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Policia thotë se ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”-njofton policia.

Incidenti i rëndë ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania. Ky veprim i paprecedentë u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH