Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës, për kontrollet e SPAK

Shkruar nga Liberale

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt dhe Ajola

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtonin kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024, me vendim të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK.

Bashkëshortja dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishin apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por kërkesa e tyre u refuzua nga Gjykata e Lartë.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë deklaroi:
“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Ky vendim vulos përfundimisht ligjshmërinë e kontrolleve të ushtruara nga autoritetet në kuadër të hetimeve të SPAK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH