Prej mëngjesit situata në territorin e bashkisë së Fushë-Arrëzit vijon të mbetet e rënduar. Mësohet se në aksin e Iballës janë të bllokuara mjetet borëpastruese dhe 5 mjete të tjera.
Aktualisht në drejtim të tyre janë nisur disa fadroma dhe fuoristrada për t’ju ardhur në ndihmë. Po ashtu mbeten të izoluara disa fshatra, ndërsa në ndihmë të banorëve tashmë janë nisur dy mjete të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Për shkak të motit të keq janë dëmtuar dhe linjat elektrike dhe për pasojë kanë mbetur pa energji disa fshatra, duke lënë banorët në terr.