Aktualitet

FOTO/ Turistët "surprizohen" nga kaprolli në liqenin e Komanit

Shkruar nga Liberale
FOTO/ Turistët "surprizohen" nga kaprolli në liqenin e

Turistët janë surprizuar nga një skenë e pazakontë në liqenin e Komanit.

E ndërsa po shijonin peizazhet magjepsëse, ata u befasuan nga prania e një kaprolli (Capreolus capreolus), i cili po notonte qetësisht në ujërat e liqenit.

Kjo kafshë e rrallë, që zakonisht qëndron larg syrit të njeriut, kishte ndërmarrë një kalim të guximshëm nga një mal në tjetrin, duke përshkuar me not një distancë prej mbi 30 metrash. Pamja u bë edhe më mbresëlënëse kur kaprolli u pa duke notuar paralelisht me tragetin turistik, duke u kthyer në një moment të veçantë për vizitorët.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH