Më 30 janar 1933 - Adolf Hitler bën betimin si kancelar i Gjermanisë.
"Unë do ta përdor fuqinë time për mirëqenien e popullit gjerman...", u betua ai me dorën mbi kushtetutë, dhe kur me sy të përlotur doli nga pallati presidencial si kancelar i ri, nazistët dhe simpatizantët e tij të mbledhur shpërthyen në brohoritje: "U krye! " bërtiti Hitleri - dhe vetëm nazistët e dinin se çfarë donte të thoshte.
Pavarësisht imazheve mbresëlënëse propagandistike që Goebbels do të prodhonte më vonë, jo të gjithë gjermanëve u bënë përshtypje. Shumë prej tyre nuk prisnin që pushtetit i Hitlerit të zgjaste shumë gjatë. Pas emërimit të tij, Hitleri nuk ishte ende bërë ende një autokrat. Kabineti i tij i ri përmbante vetëm dy anëtarë të partisë së tij, NSDAP. Ministrat e tjerë vinin nga parti të tjera të djathta.
Brenda disa javësh, Hitleri do të bëhej diktator absolut i Gjermanisë dhe vuri në lëvizje ngjarje që do të rezultonin në Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e gati 50 milionë njerëzve përmes luftimeve ose asgjësimit të qëllimshëm.