Aktualitet

FOTO-EMRI/ Shoferi i dehur përplas për vdekje 30-vjeçaren shqiptare në Spanjë! E reja sapo ishte shpërngulur në Malaga

Shkruar nga Liberale

FOTO-EMRI/ Shoferi i dehur përplas për vdekje 30-vjeçaren

Një aksident i ka marrë jetën një 30 vjeçareje, me origjinë shqiptare në Malaga, Spanjë, ku ishte zhvendosur dhe jetonte për rreth një vit. 

Evelyne Salimusaj u përplas për vdekje nga një makinë në qytetin spanjoll, e cila drejtohej nga një i ri, i cili sipas raportimeve  ishte në gjendje të dehur.

FOTO-EMRI/ Shoferi i dehur përplas për vdekje 30-vjeçaren

Ndërkaq, sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i mjetit u përpoq që të largohej nga vendi i ngjarjes, por që u identifikua dhe u konfirmua se kishte rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, e reja nuk mund të mbijetonte nga plagët e marra.

Ndërsa lajmi i dhimbshëm ka tronditur komunitetin e Ciseranos, Itali, ku Evelyne ishte lindur dhe rritur. Evelyne e cila kishte lindur nga një nënë italiane dhe baba shqiptar, ishte me profesion parukiere. Tashmë nëna e saj jeton me dy vëllezërit e Evelyne në Morengo, pasi pak kohë më parë humbi bashkëshortin.

Ndërkaq, hetimet për ngjarjen po vijojnë, ndërsa familja dhe miqtë e saj po kërkojnë drejtësi për humbjen e parakohshme të  30-vjeçares. 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH