Aktualitet

Fluturimi inaugurues së shpejti, aeroporti i Vlorës merr kodin për shitjen e biletave

Shkruar nga Liberale
Fluturimi inaugurues së shpejti, aeroporti i Vlorës merr kodin

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO.

Punimet në këtë aeroport janë drejt fundit, ndërkohë që qeveria pak ditë më parë ka bërë publike se “Air Albania” në ditët e para të muajit Maj, do të bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra.

Ky aeroport do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ai do të funksionojë me 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtihet në 22 mijë metra katrorë terminal.

Sipas Unionit Turistik Shqiptar, sezonin veror të këtij viti ky aeoport do të funksionojë vetëm për avionët charter me turistë. Dhe në bazë të kontratave që janë lidhur avioni i parë me turistë pritet që të ulet më 8 Qershor. Ndërkohë që minimalisht sipas kontratave paraprake që janë lidhur me agjencisë turistike, në Aeroportin e Vlorës gjatë një jave do ulen 4 avionë charter.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH