Aktualitet

Fitoi gjyqin në Strasburg/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari

Shkruar nga Liberale

Fitoi gjyqin në Strasburg/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen në detyrë Antoneta Sevdarin.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin sa i përket kërkesës për rishqyrtim të vendimit  mbi shkarkimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari.

Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish-prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj, erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte i padrejtë. 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH