Gazetari i njohur Alban Dudushi është shtruar në spital. Thuhet se moderatori ka përjetuar një problem shëndetësor mbrëmjen e të hënës, menjëherë pas përfundimit të emisionit të tij në RTSH.
Sipas “Revista Class”, u desh ndërhyrja e menjëhershme mjekësore dhe ai është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.
Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.
Nisur nga kjo ai ka anuluar edhe transmetimin e emisionit të martën dhe të mërkurën. Deri më tani, Dudushi apo familjarët e tij nuk kanë bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë situatë.