Renato Hoxhaj, 58-vjeç është ekzekutuar mëngjesin e sotëm më tre plumba, në afërsi të banesës së tij, ndërsa ende nuk dihet shkaku apo autori/ët.
Ai u gjet i pajetë nga bashkëjetuesja e tij në rrugë, e cila më pas njoftoi dhe policinë.
Ndërkaq në medie janë publikuar pamjet ku shihet qeni i viktimës që pas ngjarjes sillet përreth lagjes, dhe kafeneve pranë, duke kërkuar të zotin, i cili humbu jetën nga të shtënat me armë.