Territori i Shqipërisë kryesisht ditën e sotme do të dominohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga nga 10°C vlera më e ulët e shënuar në Pukë deri në 39°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan.
Era do te fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.