Një 60-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, ku shtetasja me iniciale L. M., rreth 60 vjeçe, është hedhur nga lartësia e katit të tetë dhe e cila për pasojë ka humbur jetën në vend.
“Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.