Aktualitet

E RËNDË NË LESKOVIK/ Gjendet i pajetë burri, prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen

Shkruar nga Liberale

E RËNDË NË LESKOVIK/ Gjendet i pajetë burri, prej dy

Një i moshuar është gjetur i pajetë sot në Leskovik. Mësohet se prej 2 ditësh, i moshuari, rreth 76 vjeç kishte humbur kontaktet me familjen.

Sipas informacioneve ai ka folur me djalin e tij duke i thënë që do të shkonte tek stani që kishin afër banesës së tyre.

Por të nesërmen në mëngjes, djali nuk e ka gjetur, ndërsa menjëherë janë vënë në lëvizje patrullat e policisë në kërkim të tij. 

Pas disa orë kërkimesh, fatkeqësisht, i moshuari me iniciale L.C. u gjet , i pajetë, në një kanal afër stanit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH