Aktualitet

Dyshohet për rast të murtajës së ruminantëve të vegjël në Martanesh, ferma vendoset në karantinë

Shkruar nga Liberale.al

Dyshohet për rast të murtajës së ruminantëve të

Në një fermë me 240 krerë bagëti të imta në Martanesh të bashkisë Bulqizë, është raportuar një rast i dyshuar i murtajës së ruminantëve të vegjël (PPR), një sëmundje virale e rrezikshme për delet dhe dhitë.

Lajmin e konfirmon Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Veterinar, Sulejman Kullolli, i cili bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informacionit në terren, inspektorët veterinarë ndërhynë duke vendosur fermën në karantinë dhe duke nisur procedurat e kontrollit.

“Janë marrë mostrat për analiza dhe janë dërguar pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë. Jemi në pritje të rezultateve zyrtare për të përcaktuar shkakun dhe për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm të menaxhimit të situatës,”  deklaroi Kullolli.
Kjo situatë vjen pas konfirmimit të rastit të parë zyrtar të murtajës së ruminantëve të vegjël në territorin shqiptar, konkretisht në një fermë me dhi në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.

Në atë rast, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (AKVMK) njoftoi asgjësimin e 18 krerëve të infektuar dhe vendosjen e ndalimit të lëvizjes së kafshëve në Bashkinë Shkodër dhe Malësinë e Madhe, duke marrë masa të rrepta për izolimin e virusit.

Autoritetet veterinare dhe institucionet përgjegjëse po ndjekin me prioritet situatën në Martanesh, ndërsa apelojnë për bashkëpunim nga fermerët dhe respektim të masave të sigurisë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH