Aktualitet

Detaje TRONDITËSE/ Pasi vrau Ilarian, filipinezi i dërgonte mesazhe intime një tjetër vajze

Shkruar nga Liberale

Detaje TRONDITËSE/ Pasi vrau Ilarian, filipinezi i dërgonte mesazhe

Ndërkohë që Ilaria Sula ishte zhdukur, në fakt e vrarë dhe fshehur në një valixhe, vrasësi i saj, Mark Samson ishte aktiv në rrjete sociale, duke kërkuar kontakt me një tjetër vajzë dhe duke kërkuar të takohej me të natën. Ai i shkruante mesazhe të çuditshme dhe të dyshimta, të cilat tashmë janë pjesë e hetimeve.

“Vetëm nëse do të strehoje një të huaj, jo thjesht një vrasës serial…”
Në një mesazh të drejtpërdrejtë, që u bë publik përmes emisionit “Chi l’ha visto?” në RaiTre më 9 prill, Samson i shkruante vajzës së sapo njohur në internet:

“A doni të bëni disa biseda natën?”

Ai i shfaqej si një person që kishte nevojë për mbështetje emocionale dhe miqësi, por ngacmimi dhe insistimi i tij tregonin një sjellje alarmante. Ai pyeste:

“Ku jeton?
A ke shokë dhome?
A mund te takoj menjëherë?”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH