Aktualitet

Bleu vota për vajzën e tij që kanidonte në zgjedhjet e 14 Majit, SPAK mbyll hetimet për Agim Locin

Shkruar nga Liberale

Bleu vota për vajzën e tij që kanidonte në zgjedhjet e 14

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Agim Locin, i cili akuzohet se në zgjedhjet e 14 Majit ka paguar para me qëllim që të blinte vota për të bijën që kandidonte në Vorë.

Tashmë dosja i ka shkuar GJKKO e cila pritet të marrë vendim. SPAK në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.105, të vitit 2023, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim në ngarkim të të pandehurit:

Agim Loci, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, i pandehurit Agim Loci, është angazhuar në fushatën e zgjedhjeve vendore të datës 14 Maj, të vitit 2023, për bashkinë Vorë, ku shtetësja A. L., e bija e të pandehurit Agim Loci, ishte në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si pjesë e një prej koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje.

Hetimi ka evidentuar se, i pandehuri Agim Loci, i ka ofruar shtetasit A.K. shumën monetare në vlerën  prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për të ndikuar në vullnetin e tij, në mënyrë që të votojë një subjekt të caktuar politik në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar në datën 14 Maj, 2023 (Bashkia Vorë).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH