Babai shkon i alarmuar në Polici: Më ka humbur djali!
Një 77-vjeçar ka kallëzuar në Policinë e Përmetit se është larguar djali nga banesa. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar, me iniciale Dh.K.
Pas kallëzimit, policia njofton se ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.
"Në Komisariatin e Policisë Përmet ka kallëzuar shtetasi P. K., 77 vjeç, banues në Përmet, se djali i tij shtetasi Dh. K., 39 vjeç është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi", njofton policia.