Policia e Elbasanit ka arrestuar një 32 vjecar i cili u përfshi në një aksident të rëndë një ditë më parë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, konkretisht në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë ku dy automjete janë përplasur mes tyre me një shpejtësi të konsiderueshme. Sipas policisë, ky i ri ishte drejtuesi i automjetit i cili u përplas me një tjetër automjet. Për pasojë, humbi jetën pasagjeri në mjetin tjetër dhe mbetën të plagosur pesë persona.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 32 vjeç, i cili drejtonte automjetin që u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi A. F., 66 vjeç. Si pasojë humbi jetën shtetasi F. A., 68 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A. F., si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë.”