Një aksident rrugor ka ndodhur pranë lagjes “Gurra” në qytetin e Lezhës, ku një automjet tip “Golf” ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri sapo kishte dalë nga një market i zonës dhe ishte duke kaluar rrugën në momentin kur u godit nga automjeti. Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka vërejtur në kohë këmbësorin.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit