Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku për shkak të përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë njëri prej drejtuesve.
Bëhet me dije se viktima është 50-vjeçari Eduart Ismaili, i cili ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve.
Informacion paraprak:
Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 50-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.