Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me lajmin se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, shkuan sot në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe sekuestruan telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxës.
Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa thekson se hetimi është ende në faza paraprake.
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në reagimin e SPAK.