Aktualitet

Me vendim të GJKKO/ SPAK sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj

Shkruar nga Liberale

Me vendim të GJKKO/ SPAK sekuestron telefonin e Ajola Xoxës,

Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me një mandat, për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. 

Burime për mediet bëjnë me dije se telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.

Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin, por burimet sqarojnë se nuk është ushtruar kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH