Policia e Durrësit zbardh detaje nga zjarri në pikën e karburantit në Porto Romano.
"Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit. Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale", njofton policia.
Mësohet se, grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.