Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë mëngjes në Malësinë e Madhe rreth orës 06:10. Një shtëpi në fshatin Polvar, Njësia Administrative Qendër Koplik në Malësinë e Madhe, ka shpërthyer bombola e gazit duke marrë flakë njëra nga dhomat e shtëpisë.
Burimet bëjnë të ditur, se është djegur njëra nga dhomat, ndërkohë që ka pësuar djegie e zonja e shtëpisë Sadete Kukaj, e cila po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikësve nga qyteti i Koplikut, të cilët kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin që rrezikonte gjithë shtëpinë e shtetasit Agim Kukaj.