Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me shqiptarët në Diasporë përmes platformës online. Gjatë fjalës së tij, Berisha i cili i rikthyer përmes Rithemelimit në PD tha se Partia Socialiste pas zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës ka 99.9% të pushtetit.
Berisha kritikoi sërish Ballkanin e Hapur, amnistinë fiskale, dhe legalizimin e kanabisit, ndërsa një nga të ftuarit, përfaqësues i Vatrës në SHBA, i tha se kur të bëhet kryeministër, jo vetëm të shpallë George Soros “non grata”, por edhe të gjthë ata që kanë përfituar nga financimet e tij në Shqipëri. “Burokratët të lanë të mos vije në SHBA”, i tha Berishës përfaqësuesi i Vatrës. “Por ata do të ikin shpejt dhe kur të bëhesh kryeministër, ti Soros e ka shpallur non-grata por ai është mbi 90 vjeç dhe nuk udhëton më. Të propozoj të shpallësh non grata të gjithë ata që kanë përfituar prej financimeve të tij.”
Por edhe përfaqësues të tjerë të diasporës fajësuan Soros, që SHBA shpalli Berishën “non grata”.
Foli edhe këngëtari me emrin artistik “Big Basta” nga Zelanda e Re.
Sakaq, në fjalën e tij Berisha tha se diaspora duhet të japë një përgjigje kësaj situate realisht kritike në të cilën ndodhet vendi është i domosdoshëm por jo më pak e domosdoshme është gjithashtu njohja e rolit tuaj në zhvillimet e këtij vendi.
“De fakto, në rrafshin politik, emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuarit e mëdhenj nga Shqipëria. Shqipëria nuk mbyll kufijtë si dikur, por ajo nuk ka lejuar votën tuaj. Nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve. Sot, ju sigurisht lexoni dhe ndiqni zhvillimet në vend por unë shumë shkurt dua të sjell në vëmendjen tuaj disa nga zhvillimet më dramatike të cilat e bëjnë kritike gjendjen në Shqipëri: E para, pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Nga vitin 2013 në të cilën një mazhorancë kishte 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020, mazhoranca arrin të ketë 91 % të pushtetit në Shqipëri, të ketë më shumë se ç’kishte Partia e Punës. Pas zgjedhjes së Presdientit të Repiublikës, kjo përqindje shkon në 99.9 për qind. Në vitin 1991 kur Shqipëria hapi kufijtë, shqiptarët u dyndën nga deti, toka, ajri për të shpëtuar nga dhimbjet e tiranisë së trashëguan jashtë vendit të tyre”, theksoi Berisha.
Berisha shtoi se kombi shqiptar është kthyer në një vend që rrit fëmijë për emigracion, teksa shtoi se për herë të parë në vitin që kaloi në Shqipëri pati 3300 lindje më pak se vdekje.
“Nga vitin 2007 e deri në 2014 pati lëvizje të popullatës, por në Shqipëri rritej çdo vit. Pas vitit 2014, pothuajse u rishfaqën eksodet e shqiptarëve, kësaj here për fatin më të keq të vendit, shtresa e mesme më së shumti. Viti që kaloi, në rrafshin demografik është një kthesë dramatike sepse për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak se vdekje. Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion”, theksoi Berisha.