Aktualitet

Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, 6 shqiptarë në pranga

Shkruar nga Liberale
Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, 6 shqiptarë në

Policia greke ka asgjësuar një organizatë kriminale të trafikimit të drogës që vepronte në shumë lagje të qendrës së Athinës.

Operacioni ka përfunduar me arrestimin e 14 anëtarëve të këtij rrjeti prej të cilëve 8 janë shtetas greke dhe 6 shtetas shqiptarë, ndërsa janë identifikuar edhe janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë.

Gjithashtu janë sekuestruar 1kg e 277 g kokaine e pastër, 4,1 kg kanabis i serave te mbyllura, disa automjete si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Përveç sasisë së drogës u gjetën dhe u konfiskuan 8 automjete, 5 motoçikleta, 4 peshore elektronike, 36.310 euro në cash, 1 pistoletë, 2 thika, 21 telefona celularë dhe shumë mjete të tjera që përdornin gjatë trafikimit të lëndëve narkotike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH