Aktualitet

Shkarkohet nga detyra zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit

Shkruar nga Liberale

Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra për shkak se nuk ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Në kuadër të procesit të vettingut që ka nisur në radhët e Policisë së Shtetit, drejtuesit e lartë të policisë kanë detyrimin që të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet që nga momenti që kanë marrë detyrën.

Vendimi i AMP për Vehbi Bushatin për:

1.Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.

Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, në përputhje me pikën 8, të nenit 56, të Ligjit 12/2018, i ndryshuar.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH