Aktualitet

Shkarkimi i prokurorit të çështjes "Babale", reagon Ervin Salianji

Shkruar nga Liberale
Shkarkimi i prokurorit të çështjes "Babale", reagon

Pasi KPK shkarkoi nga detyra prokurorin e çështjes "Babale", Përparim Kulluri, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se ky prokuror u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj, për të shpëtuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm.

Salianji paralajmëron më tej se "Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!".

"Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e teafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!

Ne nuk harrojmë!", shkruan Salianji.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH