Showbiz

Shifra rekord/ 19 milionë dollarë për një drekë me biftekë me Warren Buffett

Shkruar nga Liberale

Një person anonim pagoi 19 milionë dollarësh për një drekë private me biftek me investitorin legjendar Warren Buffett. Shitja ishte pjesë e ankandit të 21-të, për një drekë me Buffett, realizuar në bashkëpunim me eBay dhe Glide Foundation, një organizatë jofitimprurëse me qendër në San Francisko që punon në luftën kundër varfërisë, urisë dhe të pastrehëve.

"Ofertimi filloi me 25,000 dollarë më 12 qershor dhe përfundoi me 19,000,100 dollarë nga një ofertues anonim, të premten", sipas një njoftimi për lajmet nga eBay.

Shuma e këtij viti është më shumë se katërfishi i ofertës fituese prej 4,567,888 dollarësh në 2019, ankandi i fundit, përpara se të ndërpritej nga pandemia e Covid-19. Fituesi i vitit 2019 ishte sipërmarrësi i kriptomonedhave, Justin Sun.

"Fituesi misterioz do të shijojë drekën private me Buffett, ku do të jenë të pranishëm deri në shtatë të ftuar në Smith & Wollensky Steakhouse në New York City", thotë eBay.

Fatkeqësisht për investitorët aspirantë, ky është viti i fundit i "drekës së pushtetit" me Buffett. Ankandi vjetor ka mbledhur mbi 53 milionë dollarë për Glide.

“Në emër të GLIDE dhe atyre që u shërbejmë, falënderoj Warren Buffett për bujarinë, partneritetin dhe përkushtimin e tij të palëkundur dhe për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në misionin tonë”, tha presidentja dhe CEO e organizatës Karen Hanrahan në njoftimin për shtyp.

Ankandi u nis për herë të parë nga e ndjera Susie Buffett në vitin 2000. Që nga viti 2003, ankandi është menazhuar nga eBay.

"Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që dreka me Warren Buffett ka thyer rekordin tonë të të gjitha kohërave për fondet e mbledhura, me të gjitha të ardhurat që mbështesin përpjekjet e GLIDE për të krijuar rrugë për të dalë nga kriza dhe për të ndryshuar jetët," tha CEO i eBay, Jamie Iannone./Përshtati Liberale.al

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH