Aktualitet

Sërish protestë, pedagogë e studentë mblidhen përballë “Politeknikut”

Shkruar nga Liberale
Sërish protestë, pedagogë e studentë mblidhen

Sot në orën 11:00, pedagogët do të ngrihen sërish në protestë, ku do të kërkojnë t'ju plotësohen të gjitha kërkesat e tyre, dhe më e rëndësishmja t'ju rriten pagat. Mësohet se, protesta do të zhvillohet përballë Universitetit Politeknik.

Kujtojmë se, qeveria u shpreh se, ka vendosur që t'ua rrisë rrogën deri në 17%, por sipas tyre kjo nuk është e mundur, pasi sidoqoftë do të ndikonte tek studentët.

Nga ana tjetër thirrja që të ngrihen në protestë është bërë edhe për studentët. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH