Analizë

“Serbët kanë vrarë fëmijët tanë, ne ndezim qirinj, sepse s’jemi si ata”

Shkruar nga Liberale
“Serbët kanë vrarë fëmijët tanë, ne ndezim

Nga Faton Mehmeti

Pamje nga ndezja e qirinjve në Prishtinë

Shkaktoi shumë zhurmë ndezja e qirinjve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë për të nderuar viktimat e një sulmi vdekjeprurës më 3 maj në një shkollë fillore në Beograd, ku u vranë tetë nxënës dhe një rojë.

Ndezja e qirinjve nga shoqëria shqiptare e Kosovës ka ndezur debate se a duhet të ndodhte një gjë e tillë derisa serbët asnjëherë nuk kujtuan fëmijët shqiptarë gjatë luftës.

Natyrisht mos kujtimi asnjëherë nga ana e serbëve për fëmijët shqiptarë shpërfaq fytyrën e tyre të vërtetë, kjo gjë s’duhet të ndodh tek ne.

Më kujtohet një deklaratë nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, që kishte deklaruar se 1133 fëmijët kosovarë të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë meritojnë drejtësi, duke shtuar se lidhur me konfliktin e luftës, mund të falin por nuk duhet harruar.

Ne pra nuk harrojmë. Personalisht mendoj se ndezja e qirinjve s’ka pse të kritikohet, për më tepër kjo veç sa dëshmon dallimin mes neve dhe atyre, e të tillë nuk duhet dhe as nuk guxojmë ty bëhemi.

Tek e fundit fëmijët janë të pafajshëm, edhe nëse prindi apo gjyshi i tyre ka bërë krime ndaj neve, s’kemi pse të hakmerremi tek fëmijët.

Nuk guxojmë të bëhemi si ata, urrejtja nuk duhet të vërbojë sytë, ne kemi vlera ngase nuk vrasim fëmijë, ne i duam ata dhe nderojmë kur ndonjë vrasës pa të drejtë ua merr jetën.

Bota e ka kuptuar fytyrën e vërtetë të Serbisë, kriminelët janë ata që vrasin ëndrrat e fëmijëve.

Tani që u ndodhi kjo tragjedi, ndonëse nuk krahasohet me të shqiptarëve të Kosovës, mbase e kuptojnë dhimbjet që kanë shkaktuar. E përsëris prap, nuk guxojmë të lejojmë të bëhemi si ata, ne jemi ndryshe, nuk vrasim fëmijë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH