Të shumta ishin momentet e dukshme nga nata e Oscars 2023. Një prej tyre ishte çmimi i Ruth Carter.
Kostumografia e njohur për film dhe televizion u nderua për herë të dytë me statujën e artë për vazhdimin e "Black Panther: Wakanda Forever".
Katër vite më parë ajo fitoi Oscarin e saj të parë për kostumografi për filmin “Black Panther”.
“Faleminderit Academy që e kuptove se sa superhero është një grua me ngjyrë. Ajo duron, dashuron, kapërcen”, tha Carter në fjalën e saj dhe shtoi. "Ryan Coogler dhe Nate Moore ju falënderojnë për vizionin tuaj...Unë e ndaj këtë me shumë artistë të përkushtuar, duart dhe zemrat e të cilëve ndihmuan në sjelljen e kostumeve të Wakanda dhe Talokan."