Aktualitet

Rusia nxjerr pamjet: Kievi tentoi të vriste Putinin me dron

Shkruar nga Liberale
Rusia nxjerr pamjet: Kievi tentoi të vriste Putinin me dron
Rusia akuzoi sot se Kievi u përpoq të vriste Vladimir Putinin me dron duke sulmuar rezidencën e tij në Kremlin. Dy dronë ukrainas sulmuan Vladimir Putin gjatë natës, njoftoi Kremlini. “Dy drone u drejtuan në Kremlin. Si rezultat i veprimeve në kohë të ushtrisë dhe shërbimeve speciale duke përdorur sistemet e radarëve për luftë, pajisjet u çaktivizuan”, thuhet në deklaratë. Zëdhënësi i presidentit, Dimitry Peskov, tha për “RIA Novosti” se Putin nuk ishte në Kremlin në kohën e sulmit me dron ukrainas dhe sot ai po punon në rezidencën e tij në Novo-Ogaryev. Planet për të mbajtur paradën në “Sheshin e Kuq” më 9 maj mbeten në fuqi, tha një zëdhënës i Kremlinit. Askush nuk u lëndua nga sulmi. Janë publikuar edhe video që dyshohet se tregojnë momentin kur droni bie dhe shpërthen. Moska i konsideron veprimet e Kievit një akt të planifikuar terrorist dhe një përpjekje për të vrarë presidentin.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH