Globi

Rusia në krah të Serbisë: Po promovohet Shqipëria e Madhe

Shkruar nga Liberale
Rusia në krah të Serbisë: Po promovohet Shqipëria e Madhe

Ministria e Jashtme Ruse ka reaguar për takimin mes dy qeverive shqiptare, duke mbështetur pretendimet e Serbisë. Në një deklaratë për mediat thuhet, se qeveria e Tiranës dhe Prishtinës po promovojnë politikën e Shqipërisë së Madhe.

“Krijohet një përshtypje e paqartë. Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e Shqipërisë së Madhe. Veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Ruse.

Ky reagim vjen si një mbështetje edhe ndaj Serbisë, ku ministri i Jashtëm serb, Aleksandar Vulin e quajti po ashtu përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, çka pasoi më pas edhe me replika të kryeministrit Edi Rama.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
    42%
  • Jo!
    58%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH