Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u ka dhënë detyrat komisariateve lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.
Veliu ka kërkuar nga çdo komisariat nga një listë për zonat e tyre të personave që janë pozitivë me koronavirus.
Detyra e policëve të kontrollojnë nëse këta persona të prekur po zbatojnë vetëizolimin apo jo.
Po ashtu Veliu ka kërkuar nga policët të jenë të pajisur me maska dhe të kontrollojnë nëse në qendra tregtare dhe supermarkete klientët i përdorin ato. /Gazeta Liberale