
Cristiano Ronaldo për të tretën herë rradhazi ende nuk është paraqitur te Manchester United.
Sulmuesi humbet stërvitjen parasezonale të ekipit, sipas korrespondentit të Goal në Manchester United, James Robson.
Ndërkohë klubi ende nuk e di nëse portugezi planifikon t’i bashkohet ekipit që fillon më 12 korrik për një udhëtim në Azi dhe Australi për turin parasezonal.
Ai kishte kërkuar më parë nga Manchester United që ta shiste nëse do të bëhej një ofertë e mirë.