Sport

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, arbitri goditet me sende të forta në kokë

Shkruar nga Liberale
Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, arbitri goditet me sende të

Ndeshja mes Delvinës dhe AF Elbasanit në Kategorinë e Dytë është ndërprerë sot pas një episodi në pjesën e dytë nga i cili mbeti i dëmtuar gjyqtari i sfidës.

Gjyqtari Xhulio Agolli nuk akordoi penallti për Delvinën dhe në momentet e tensionit që vijuan pas këtij vendimit, nga tribunat fluturuan objekte me një prej tyre që goditi në kokë gjyqtarin duke e lënë të gjakosur në tokë.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur gjyqtari goditet nga një send që fluturon nga tribuna dhe lojtarët e Delvinës dhe Elbasanit që sinjalizojnë menjëherë që të marrë ndihmën mjekësore teksa qetësojnë edhe tifozët e acaruar jashtë rrethimit të impiantit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH