Aktualitet

Rihapja e ekonomisë, ja bizneset që rifillojnë sot punën

Shkruar nga Liberale
Rihapja e ekonomisë, ja bizneset që rifillojnë sot punën

Po nga e hëna do të hyjnë në fuqi edhe lehtësimet e lëvizjes për bashkitë pa raste të infektuarish me COVID-19, të quajtura zonat e gjelbra.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat, foli për masat lehtësuese, të cilët hynë në fuqi nga dita e hënë.

“Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Kemi vendosur se duke filluar nga 27 prilli, do të zgjerohet fasha nga 90 minuta në 2 orë”, u shpreh ministrja. Nga dita e hënë, një numër i madh biznesesh do të lejohet të nisin punën, në kuadër të planit të hapjes graduale të ekonomisë.

Blloku i dytë i aktiviteteve të lejuara përfshin dyqanet e veshjeve dhe këpucëve, argjendaritë, mobilieritë, si dhe tregtinë me pakicë të mallrave të ndryshme si lodrat, qilimat, pajisjet elektronike, pajisjet sportive, etj.

Brenda fashës orare 05:00 me 17:30, do të lejohet të rinisin aktivitetin edhe dyqanet e luleve dhe të kafshëve, si dhe shërbimi taksi, që ka një protokoll të veçantë të masave higjieno-sanitare. Transporti me taksi do të lejohet vetëm brenda qytetit, vetëm gjatë orarit të caktuar dhe duke lejuar vetëm 1 pasagjer.

Po nga e hëna do të hyjnë në fuqi edhe lehtësimet e lëvizjes për bashkitë pa raste të infektuarish me COVID-19, të quajtura zonat e gjelbra. Në 20 bashkitë e përqendruara kryesisht në jug dhe në lindje të vendit, do të lejohet lëvizja me automjete private pa autorizim, ndërsa do të ndalohet rreptësishtë hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave. Këto zona janë qarku i Dibrës, Gjirokastrës,  zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq; zona e përbashkët e bashkive Përrenjas, Pogradec dhe Librazhd si dhe Bashkia Divjakë.

Pensionistët do të mund të lëvizin lirisht deri në orën 8:30, ndërsa pas orës 9:30 do të lejohet lëvizja e lirë për pjesën tjetër të popullsisë, por duke evituar grumbullimet.

Po nga nesër qytetarët do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të bërë pazare. Fasha e orarit të lëvizjes është zgjatur nga 90 minuta në 120 minuta, megjithatë theksojmë që është detyrim pajisja me autorizim në e-albania ose një mesazh në numrin 55155. Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e kurbës së butë të të infektuarve me COVID-19 që ka vendi ynë ku hapja do të jetë në mënyrë graduale e ndarë në katër faza.

"Duke filluar nga dita e hënë, do të zgjerohet fasha e lëvizjes së qytetareve nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtur parametrat e sigurisë të distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësire kohore më të gjerë", tha Manastirliu. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH