Showbiz

Reperit shqiptar i sekuestrohen 18 mijë euro në doganë

Shkruar nga Liberale
Reperit shqiptar i sekuestrohen 18 mijë euro në doganë

Reperit të njohur shqiptaro-gjerman, Azet, i janë sekuestruar 18 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Kosovës.

Sipas doganës së Kosovës në pikën kufitare të Vërmicës, reperit Azet ju sekuestruan 18 mijë e 250 euro pasi i kishte të padeklaruara.

Njoftimi:

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH