Aktualitet

Regjistrimi i tokave bujqësore, Lame: Afat deri më 7 nëntor

Shkruar nga Liberale
Regjistrimi i tokave bujqësore, Lame: Afat deri më 7 nëntor

Kreu i Kadastrës Kombëtare, Artan Lame, njoftoi zgjatjen e afateve për regjistrimin e tokave bujqësore deri më datë 7 nëntor. Lame tha gjithashtu, se familjet duhet të zënë radhë pranë bashkive, në mënyrë, që të marrin aktin e pronësisë.

“Disa herë përgjatë viteve qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qenë asnjëherë në gjendje ta përmbyllin këtë proces. Kanë zgjedhur gjithmonë rrugën më të shkurtër, duke zgjatur afatin, dhe pastaj nuk bëhej asnjëherë dhënia e tokës për këto familje. Ligji 2020 i vë kapakun përfundimtar këtij procesi, duke u bërë një thirrje përfundimtare, me afat gjashtëmujor, këtyre familjeve.

Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 7 maj, i bie që ky afat të përfundoj në 7 nëntor të këtij viti. Ky ligj parashikon që brenda këtyre gjashtë muajve, të gjitha këto familje të zënë radhën pranë bashkive, për hallkën tjetër që është pajisja me tokën dhe aktin e marrjes së tokës në pronësi”, tha Lame.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH