Aktualitet

Rama takohet me kolosin e arkitekturës botërore, Kengo Kuma!

Shkruar nga Liberale
Rama takohet me kolosin e arkitekturës botërore, Kengo Kuma!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me kolosin e arkitekturës botërore, Kengo Kuma. Rama publikoi foto me Kuman, ndërsa informoi se ai do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri.

“Rrallë qëllon të jesh me aq fat sa brenda 24 orëve të takosh dy maestro të kalibrit të lartë, si kolosi i arkitekturës botërore, Kengo Kuma, i cili do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu zhvilloi një takim edhe me skulptorin shqiptar Helidon Xhixha.

“I madhi Helidon Xhixha, të cilit nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, ku kaloi disa ditë pas ekspozitës mbresëlënëse të skulpturave të tij në Palazzo Reale, Milano”, tha Rama.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH